Bes Kallaku flet për thashethemet se është në një romancë të re

Bes Kallaku, prej dy ditësh ka qenë në qendër të spekulimeve se ka nisur një romancë të re me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, Çiljeta Kormuzi, zëra të cilat aktori i humorit i ka mohuar ekskluzivisht për Anabel.

Në lidhje me vërtetësinë e thashethemeve, për AnabelMagazine Besi u shpreh:

“Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”.

Më tej, aktori i humorit shtoi:

“As nuk kam pikën e lidhjes me të! Më mbani larg këtyre lajmeve të stisura, ju lutem! Kam të tjera prioritete në jetë. Faleminderit”.

Si nisën thashethemet?

Çiljeta ishte në koncertin e Besit në Bruksel dhe postoi një foto.

Më pas, publikuan të dy një foto nga kënde të ndryshme, në të njëjtin vend.