Macron: I indinjuar nga sulmet izraelite në Rafah, u vranë shumë persona të zhvendosur

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është “i indinjuar” nga sulmet ajrore izraelite – në një kamp ku strehohen palestinezët e zhvendosur në Rafah – që raportohet se kanë vrarë të paktën 40 njerëz.

“Këto operacione duhet të ndalen. Nuk ka zona të sigurta në Rafah për qytetarët palestinezë. Unë bëj thirrje për respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe një armëpushim të menjëhershëm”, shkroi ai në X.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se sulmi ajror i së dielës kishte në shënjestër tendat për njerëzit e zhvendosur pranë një objekti të OKB-së në Tal al-Sultan, rreth 2 km në veri-perëndim të qendrës së qytetit jugor të Rafah, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.