Muhamet Hyseni, golashënuesi më i mirë në Superligë

Sot u mbyll sezoni 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjithçka u qartësua sot, e po ashtu edhe top-golashënuesi i ligës.

Është Muhamet Hyseni që e ka fituar “Këpucën e Artë” me 26 gola. Ai shënoi dy gola sot që ia mundësuan ta fitojë këtë çmim.

I dyti mbeti Drilon Hazrollaj i Malishevës me vetëm një gol më pak.