Ejupi takohet në Prishtinë me vëllezërit Turker nga Klubi i Biznesit të Turqisë

Kosova dhe Turqia gëzojnë marrëdhënie të mira në të gjitha fushat, ndërsa ekonomia po shihet si një potencial ku dy vendet kanë mundësi të zgjerojnë tutje bashkëpunimin.

Kështu u tha sot në një takim që ka pasur biznesmeni dhe diplomati Remzi Ejupi me përfaqësues nga Klubi i Biznesit nga Turqia.

“Dje pata kënaqësinë të pres në Prishtinë Klubin e Biznesit nga Turqia, të përfaqësuar nga dy vëllezërit Tamer dhe Faruk Türker Të dy kanë dhënë një kontribut të madh në ekonominë turke. Gjatë takimit tonë, biseduam për mundësitë e reja të bashkëpunimit mes bizneseve kosovare dhe atyre turke”, ka shkruar Ejupi.

Ai tutje tregon se vëllezërit Turker janë shprehur të impresionuar me potencialin që ka Kosova.

“Vëllezërit Türker u shprehën të impresionuar nga potenciali i Kosovës, si në aspektin e burimeve natyrore, ashtu edhe në atë të zhvillimit ekonomik. Ata theksuan rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si industria, tregtia dhe turizmi, për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona”, ka shkruar Ejupi i cili tash e një kohë është edhe konsull nderi i Maltës në Kosovë. /Zëri