AAK: Kurti duhet të dorëzohet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të dorëzohet. Ai ka krijuar një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën, mirëpo ne këto kushte nuk i pranojmë, është shprehur ai.

“E patë edhe vet kërkesën që kemi adresu para dy muajve. Siç e tha kryetarja e grupit parlamentar të LVV-së nuk pat deputet për të diskutuar dhe ballafaquar me një Qeveri e cila është kampione e dështimeve të vendit. Kjo Qeveri nuk ka pse t’i dalë qytetarëve përpara, nuk ka pse t’u dalë pensionistëve përpara, nuk ka si t’u dalë 80 mijë shërbyesve civilë përpara, nuk ka si t’i dalë përpara pagës minimale, ma e ulëta në Ballkan, nuk ka si t’u dalë përpara zyrtareve publikë që u rrezikohet siguria juridike, nuk ka ai si t’u dalë përpara as vëllezërve dhe motrave tanë në diasporë që nga korriku i vitit 2023, nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje për të ndodhë votimi në ambasada".

"Kryeministri Kurti duhet dorëzu ka kriju një pozicion për të negociuar kushtet e dorëzimit me opozitën. Mirëpo në këto kushte nuk i pranojmë. Do të presim herët apo vonë kapitullimin e tij përmes dorëheqjes, pra është vetëm vonim se shpëtim nuk ka prej ballafaqimit të kryeministrit me opozitën e të gjithë këto tema. Debati do të ndodhë nuk ka qysh ik protokollit në kryesi dhe ai debat do të jetë ballafaqimi i së vërtetës që ka ndodhur tash e tre vjet e gjysmë. Sot ka qenë një ngjarje për heroin e kombit Shkelzen Haradinaj në Gllogjan, dy deputet kanë mungu nuk ka qenë kryetari Ramush Haradinaj dhe Time Kadrijaj, mirëpo unë e kam thirr unë e kom pas fjalën në emër të grupit iniciues dhe në emër të grupit parlamentar fjalën e ka pasur Bekë Berisha”, ka thënë ai.