Miratohet Projektligji i marrëveshjes për themelimin e BERZH-it

Me 93 vota për, Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha para deputetëve se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare është i rëndësishëm për Kosovën.

Të rëndësishëm e pa edhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.