Deputetët e votojnë edhe marrëveshjen e 11-të ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar e seancën e jashtëzakonshme, ku në rend dite është ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në këtë mbledhje është miratuar për shqyrtim Projektligji nr. 08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore, të cilin e prezantoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia tha se më tre nëntor 2022 Kosova ka nënshkruar marrëveshje, të cilat janë të plotfuqishme nga 1 qershori 2023, bazuar në direktiva për njohjen e kualifikimeve.

Kjo marrëveshje ua mundëson që profesioni të ushtrohet lirshëm në secilat prej gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor.

Nga 95 deputetë të pranishëm, me 93 vota pro, Kuvendi e miratoi këtë marrëveshje.