Deputeti Adem Hoxha rikthehet në Kuvend [foto]

Deputeti Adem Hoxha, nga Partia Unike Gorane (JGP), është rikthyer në Kuvend.

Ai në vitin 2020 ishte larguar nga Grupi Parlamentar i 6+ dhe i ishte bashkuar Listës Serbe, raporton Zeri.info.

Hoxha tashmë është rikthyer në Kuvendin e Kosovës si deputet pa grup parlamentar.

Në seancën e sotme Hoxha është parë duke u përshëndetur me disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Zëri