Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

Me 7 vota për dhe dy abstenime, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Ndërkaq gjatë kësaj mbledhjeje u miratua edhe propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, që paraqiti raportin e amendamentit të propozuar për noteri.

“Kemi marrë parasysh gjitha projektet ka qenë punë e mirë, një propozim e kemi me një regjistër te noterëve rezervë, ku me automatizëm hyjnë në funksion, e për afate ka mbetur koordinimi me deputetë të tjerë”, tha Basha.