Kurti: Beogradi zhvillon parada ushtarake aty ku u gjetën trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Vushtrrisë.
Ai përmendi një prej tyre, Bukurinë, për të cilën tha se është zhdukur qe 25 vjet dhe se ajo nuk ishte një nga 67 shqiptarët që u gjetën në Batajnicë të Beogradit.
“Bukuria i kishte 16 pranvera. Më 26 gusht 1999 do të mbushte 17 vjet. Sot janë bërë 25 vite prej zhdukjes së saj. Më 22 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë dhe masakruan mizorisht 68 civilë shqiptarë në Vushtrri. Pas ekzekutimit, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, trupat e pajetë i dërguan në Serbi. Eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit. Nuk u gjetë Bukuria.”