Plagosje dhe rrahje në Prizren, dy persona përfundojnë në spital
Sonte rreth orës 19:40 janë plagosur dy persona në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njëri është plagosur me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Njesitet relevante të policisë menjëherë i’u kanë përgjigjur rastit. Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërgua për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit.“
Tutje, Gashi ka shtuar se personat e dyshuar janë të njohur për Policinë, dhe janë në kërkim të tyre.
“Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njesite relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit“.