S’ka fitues në kohën e rregullt, finalja Ballkani-Prishtina shkon në vazhdime
S’ka fitues në kohën e rregullt, finalja Ballkani-Prishtina shkon në vazhdime
Nuk ka fitues brenda kohës së rregullt në finalen e Kupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Prishtinës.
Rezultati pas 90 minutave ishte 2:2, shkruan Gazeta Express.
Suharekasit ishin në avantazh prej 2:0, por që kryeqytetasit gjetën forcën të shkrinin epërsinë.
Ishte Walid Hamidi që kaloi në epërsi në minutën e 21-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Meriton Korenica dyfishoi epërsinë e Ballkanit në minutën e 52-të, e më pas ishte gjithçka për Prishtinën.
Fillimisht, Albin Krasniqi ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 77-të nga penalltia.
E vetëm pesë minuta më pas, pikërisht Krasniqi shënoi për të barazuar rezultatin.
Mbetet të shihet nëse vazhdimet do ta përcaktojnë fituesin, apo do të nevojiten penalltitë si opsioni përfundimtar.