AAK-ja s’e mbështet shpërbërjen, kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e Kurtit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se partia e tij nuk e mbështetë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, por kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit.
Këtë ai e tha gjatë një konference për media të mbajtur sot, duke shtuar se: “AAK-ja nuk e bën këtë sepse është një taktikë e Kurtit për të shkuar në zgjedhje në mes të korrikut, kur mendon se e ka diasporën këtu, dhe kur i njëjti mendon që të ikë prej përgjegjësive që kanë ndodhur”.