Kërkohet vetëdijesim më i lartë për zonat e mbrojtura në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit mbajtën punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë”.
Ngritja e Kapaciteteve Mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë, komponenta e pestë synon të ndihmojë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve kombëtare në Kosovë, është thënë në këtë punëtori.
Hanna Berggren nga Agjencia e Mjedisit të Suedisë ka thënë se objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në BE.
“Vetëm duhet të themi që si objektiv kryesor ishte anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian. Projekti do të lehtësojë një hyrje më të qetë në Bashkimin Evropian duke pasur parasysh kontekstin e acquis mjedisore të BE-së. IS0 1 synon të mbështesë AKMM-në në menaxhimin dhe zhvillimin e metodave për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm të përshtatshme për organizatën e AKMM-së”, është shprehur Berggren, raporton EO.
Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, Bajram Kafexholli ka thënë se qëllimi i këtij projekti ka qenë ngritja e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare.
“Aktivitetet përmes komponentës së pestë rreth fuqizimit të parqeve kombëtare. Mbështetje në revidimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar Sharri. Analiza e potencialeve për zhvillimin social ekonomik në parqe, shpresojmë brenda periudhës kohore të kemi një analizë të mirëfilltë. Qëllimi i saj ka qenë në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës në veçanti për parqet kombëtare. Përmes kësaj fushate, ne kemi synuar të rrisim vetëdijesimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare. Duke ofruar fakte të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e rralla të parqeve kombëtare të Kosovës dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve. Ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona”, ka thënë ai.
Modestina Abrashi AMC prezantoi statistikat nga “Meta Data” në Facebook për fushatat vetëdijesuese për parqet kombëtare ku ka arritur në 158 mijë reach në Facebook.