Sot, temperaturat deri në 26 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK-ja njofton se vranësirat gjatë ditës vende – vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23- 26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.