Specialja heq 10 dëshmitarë nga lista e saj në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se Prokuroria Speciale, nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas një vendimi të lëshuar, Prokuroria e Specializuar madje do t’i paraqesë vetëm me shkrim deklaratat e 13 dëshmitarëve në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.