Rama njofton për hapjen e rrugës që lidh edhe më shumë Shqipërinë me Kosovën [foto]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton se është hapur rruga Dobrunë - Blinisht, Has, në kufirin Kosovë - Shqipëri.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës, si dhe komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.