Sipërmarrësi nga Medvegja kandidon për eurodeputet, pritet në takim nga presidenti Begaj

Presidenti i Shqipërisë Bajarm Begaj priti në një takim aktivistin dhe sipërmarrësin nga Lugina e Preshevës Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Parlamentin Evropian në siglën e koalicionit ”Stati Uniti d’Europa” në Itali.

Presidenti Begaj duke i uruar suksese në këtë garë e përgëzoi Salihun për angazhimin në përkrahje të pakicave, në veçanti për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë bisedës, kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes bashkatdhetarëve shqiptarë.

Duke vlerësuar modelet e suksesshme të shqiptarëve nëpër botë, presidenti i Republikës shprehu bindjen se ata do te jenë gjithmonë kontribuues për kombin, veç imazhit të mirë që përcjellin në vendet ku jetojnë e punojnë.