Bullgaria sot nis një kontingjent prej 100 ushtarëve për në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej më shumë se 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për mbështetjen e paqes, posaçërisht pas tensioneve midis Kosovës e Serbisë.

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Radostin Iliev dhe shefi i Mbrojtjes, Admirali Emil Eftimov, do të marrin pjesë nesër, më 21 maj, në një ceremoni zyrtare për dërgimin e një njësie ushtarake për dislokim në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizimtare të NATO-s (KFOR). Ceremonia është caktuar të fillojë në orën 11:00, në sheshin "Georgi Izmirliev" në Blagoevgrad.

“Mbi 100 pjesëtarë të shërbimit, kryesisht nga Komanda e Brigadës së 3-të në Blagoevgrad, do të dislokohen për operacione me Forcën e Stabilizimit të NATO-s në Kosovë (KFOR). Kontingjenti bullgar do të angazhohet në aktivitete që synojnë të mbështesin përpjekjet për rivendosjen dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Drejtues i Batalionit të 2-të Shumëkombësh të Forcave Rezervë Operacionale të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë është majori Krasimir Damyanov, me kapiten Ferdo Ferdinandov që shërben si komandant i kompanisë, raporton agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”.