Mot i vranët, priten reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.