Haliti: Marrëveshja me Danimarkën nuk është pritur mirë nga shoqëria civile

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar `Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit` ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, për shfrytëzimin e `Institucionit Korrektues`, në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve të shtetasve danezë.

Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (KRCT), tha në RTK se prej kur është planifikuar nënshkrimi i saj, kjo marrëveshje nuk është pritur mirë nga shoqëria civile dhe akterët e tjerë, sipas saj për shkak se ka munguar një bashkëpunimi, debati publik, e diskutimi rreth saj.

“Ne në atë kohë patem dalë me deklaratë publike dhe kemi kërkuar që të kemi debat publik, të ulen personat kompetent që t’i diskutojnë sfidat dhe shkeljet eventuale nëse ratifikohet një marrëveshje e tillë”, tha Haliti.

Ajo potencoi se që para tri vitesh, që kur ka filluar diskutimi për këtë marrëveshje në nivel instituciuonal nuk ka pasur asnjëherë asnjë dëgjim apo diskutim publik nga ekspertët apo njohësit e kësaj fushe.

Haliti tha se nese kjo marrëveshje nuk i merr 2/3 e votave në kuvend, nuk zbatohet sepse sipas saj nuk ka legjitimitet.

Nese kjo marrëveshje ratifikohet Haliti tha se organizata e sheh si të ngutshme, sepse siç tha ajo ende nuk është plotësuar infrastruktura e kushteve të banimit për të burgosurit në Kosovë, nuk ka vende në qendrat tjera të paraburgimit ku do të treanferoheshin rreth 200 të burgosur që janë në burgun e Gjilanit.

“Ne rast se nesër nënshkruhet marrëveshja dhe fillon të implementohet, është një periudhë ku duhet të bëhen renovime dhe duhet të përshtatet ky institucion sipas standardeve daneze, dhe për  200 të burgosurit e Gjilanit nuk ka vende të lira në qendrat e paraburgimit, ka vende të lira në burgun e Dubravës, në qendrën për të mitur, në qendrën e grave, mirëpo ato janë vende për kategori specifike e jo qendra të paraburgimit”, tha ajo.