Policia me aksion në veri, bastis disa institucione financiare

Një aksion në Mitrovicë të Veriut është zhvilluar nga Policia e Kosovës këtë të hënë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme.

Ky aksion sipas Elshanit po zhvillohet bashkë bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit.

“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me neve është edhe ATK-ja”.

"Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrollu. Me neve është edhe ATK”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, portali serb nga Mitrovica, Kossev raporton se Policia ka bastisur edhe ndërtesën e Administratës së Thesarit në Mitrovicën e Veriut./Telegrafi/