Bënë gara ilegale, dënohen më 400 euro gjobë dhe 10 muaj drejtim të mjetit

Organizmi i garave ilegale me automjete kohëve të fundit është shqetësuese, pasi po rrezikohet jo vetëm jeta e vetë garuesve, por edhe e qytetarëve të tjerë.

Sot Policia ka bërë të ditur se janë dënuar me 400 euro, katër pikë negative, si dhe 10 muaj ndalim i mjetit shoferët të cilët bënin gara ilegale në autostradë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët, të cilët kanë bërë këto gara ilegale të shpejtësisë, transmeton Zeri.info.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit ‘Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada’ ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri