Kryeprokurori që kërkoi urdhër arrestimi për kryeministrin e Izraelit, dikur avokat i Fatmir Limajt
Karim Khan, kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka kërkuar urdhër arrestimi për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe liderët e grupit terrorist, Hamas.
Khani në një deklaratë bëri të ditur se beson që këta individë, duke përfshirë kryeministrin izraelit, janë të përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gazë.
Për ata që nuk e njohin, Karim Khan kishte qenë figurë e rëndësishme edhe në Kosovë.
Për vite me radhë Khani kishte qenë avokat i ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt.
Me Khanim si avokat, Limaj kishte dalë i pafajshëm nga akuzat për krime lufte në Tribunalin e Hagës, por edhe në gjykimin nga EULEX-i në Kosovë.
Khani e kishte mbrojtur për një kohë Limajn edhe në akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit.
Karim Khan ishte larguar nga pozita e avokatit të Fatmir Limajt më 13 janar 2014.
Në deklaratën e tij të sotme para mediave, Khani dha disa arsye për kërkesën e tij.
Duke folur për veprimet e Izraelit, Khani tha në një komunikatë se “ndikimet e përdorimit të urisë si mjet lufte, së bashku me sulmet e tjera dhe ndëshkimin kolektiv kundër popullsisë civile në Gazë, janë akute, të dukshme dhe shumë mirë të ditura. Ato përfshijnë kequshqyerjen, dehidrimin, vuajtjen e skajshme dhe numrin e madh të vdekjeve në mesin e popullsisë palestineze, përfshirë të foshnjave, fëmijëve të tjerë dhe grave”.
#ICC Prosecutor @KarimKhanQC announces applications for arrest warrants in relation to Yahya Sinwar, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri (Deif) and Ismail Haniyeh in the context of the situation in the State of #Palestine ëhttps://t.co/WqDZecXFZq pic.twitter.com/yXsuzKYlqJ
— Int'l Criminal Court (@IntlCrimCourt) May 20, 2024