Sekuestrohen 19 motoçikleta nga policia në Pejë

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se në vazhdimin e implementimit të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” ka sekuestruar: 19 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar fletëgjoba për kundërvajtjet: mosposedim i lejes për vozitje, mosposedim i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje të tjera.

Derisa sipas njoftimit të Policisë, aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”, thuhet në njoftim. /Zëri