PDK-ja propozon dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, fton partitë e tjera ta votojnë mocionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se 30 qershori ose 11 korriku janë datat kur duhet të shkohet në zgjedhje.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se nga java e ardhshme duhet të ftohet seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

“Unë i bëj thirrje partive opozitare që javën e ardhshme ta votojnë mocionin për shpërbërjen e Kuvendit. Datat për mbajtjen e zgjedhje siç ka propozuar PDK-ja është 30 qershori, ose 11 korriku”, ka thënë Tahiri.