Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë.

Në rend dite, ndër të tjera, është edhe “pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024”, në të cilën pritet votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Në rend dite, gjithashtu, janë edhe pikat e papërfunduara nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024, propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës, si dhe ajo e shqyrtimit të propozimeve dhe të kërkesave.