Zëvendësndihmëssekretarja e DASH-it viziton Kosovën, do të takohet me Osmanin e Kurtin
Zëvendësndihmëssekretarja e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, po viziton Kosovën.
Ajo do të takohet me presidenten e shtetit Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.
“Në orën 11:00 presidentja Osmani pret në takim zv.ndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në orën 14:30 pret në takim zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, znj. Nicole Chulick”.