Trupat e pajetë të presidentit iranian dhe tetë personave të tjerë transportohen në Tabrizit
Trupat e personave që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit, brenda të cilit gjendej presidenti iranian janë transportuar për në qytetin e Tabrizit.
Këtë e ka bërë të ditur Gjysma Hëna e Kuqe e Iranit.
Nga rrëzimi i helikopterit ka humbur jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, si dhe disa anëtarë tjerë të kabinetit.
Operacioni i kërkimit ka përfunduar ndërsa këtë e ka konfirmuar Pir-Hossein Kolivand.
Helikopteri u rrëzua derisa po udhëtonte në lindje të Azerbajxhanit, përkatësisht drejt Tabrizit. /Telegrafi