Mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot duke filluar nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
Ndërkaq këto janë pikat e rendit te ditës së kësaj mbledhjeje:
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024:
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat”.
Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje,
Votimi i Projektligjit nr. 08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-298 për ratifikimin e “Amendamentimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
Votimi në parim i Projektligjit nr.0 8/L-266 për gjendjen civile,
Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
Votimi i Projektrezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
Votimi për themelimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-295 për kripto-asetet,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-296 për të huajt,
Shqyrtimi i Projektdeklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Shqyrtimi i Projektrezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022,
Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2022.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Zëri