Përmbytje në Gjermani, Francë e Itali – erërat fryjnë me shpejtësi prej 200 kilometra në orë
Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e të nxehtit.
Veriu i Italisë u godit nga disa stuhi dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke i lënë të përmbytur disa rajone, përfshirë Paduan dhe Vicenzan.
It happened yesterday in a place called Borgo Mantovano on the border between Lombardy and Emilia Romagna.
— Agriviaggi (@agriviaggi) May 17, 2024
I think it’s the first time that in Italy we have had a hail and wind storm and tornado so strong to overturn seven wagons (22 tons each) of a cargo train. ë pic.twitter.com/BMHRdE0k2N
Ekipet e emergjencë janë mobilizuar, duke përdorur mjete të ndryshme transportuese për të shpëtuar banorët nëpër shtëpitë e mbuluara nga uji.
Guvernatori i rajonit të Venetos e ka përshkruar situatën në terren si “bombë uji”. Erërat që frynin me shpejtësi nga 150 deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar dëme materiale në Borgo Mantovano të Lombardisë, transmeton Telegrafi.
Il #Musondeisassi ha rotto gli argini a #Rustega di #Camposampiero in provincia di #Padova #emergenza #alluvione #inondazioni #Veneto pic.twitter.com/rUCHSh8DZ7
— Moyra (@moira_carraro) May 17, 2024
Por situata është krejt ndryshe në jug të Italisë, ku një valë e pazakontë e të nxehtit po mbretëron derisa temperaturat në Sicili kanë arritur deri në 35 gradë celsius.
Në perëndim të Gjermanisë, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Saarland.
ë Un puissant orage de grêle circule dans le département de l'Aude cette nuit, ici sur la commune de Montlaur. (© Aurélien Cornac) pic.twitter.com/8ft3TOqhWq
— Météo Express (@MeteoExpress) May 17, 2024
Saarbrucken dhe komunat e tjera gjermane kishin vështirë në evakuimin e banorëve, për shkak të rritjes së nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha.
As në Francë nuk është aspak më e mirë gjendja, ku Meteo France i ka vendosur 39 rajone nën flamurin e verdhë që paralajmërojnë stuhi të fuqishme.