Arrestohet një person në Leposaviq, kishe veshur uniformë me emblema të Serbisë

Një person është arrestuar gjatë së shtunës në fshatin Tresava të Leposaviqit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ekspozim i materialit të turpshëm dhe ofendues”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte veshur një uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë, të dyshuarit i është konfiskuar uniforma dhe pas intervistimit nga ana e prokurorit, ai është liruar në prodcedurë të rregull.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

EKSPOZIM I MATERIALIT TË TURPSHËM DHE OFENDUES

Fsh. Tresava, Leposaviq 18.05.2024 - 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që është hasur - takuar i veshur me uniformë në të cilën kishte të vendosura emblema të Serbisë. Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin dhe gjyqtarin për kundërvajtje, është vendosur që uniforma të konfiskohet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri