Pas Osmanit, nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti.

Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15 dhe do të mbahet në ndërtesën e qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike dhe çështje publike, Elizabeth M. Allen”, thuhet në njoftimin e Qeverisë ku bëhet e ditur se pas këtij takimi nuk do të ketë prononcim për media. /Zëri