Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë.

Osmani, mes tjerash theksoi se e vlerëson shumë mbështetjen e tij të vazhdueshme.

“Urime mikut të dashur të Kosovës, AndrejPlenkoviç në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë!”, shkroi Osmani.

“Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”.