Një femër në Podujevë sulmohet nga një person dhe ia grabit zinxhirin në vlerë 500 euro

Një femër është sulmuar fizikisht të premten nga një person i panjohur në Podujevë.

Siç raporton Policia, pas sulmit personi me forcë i kishte marrë një zinxhirë të arit në vlerë 500 euro.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Zëri