Plagoset një person në Prizren
Një person është plagosur të premten në fshatin Nashec të Prizrenit.
Siç raporton Policia, një person i dyshuar, pas një mosmarrëveshje, nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër që drejtohej nga viktima mashkull kosovar.
“Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Zëri