Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë: E rëndësishme që të drejtat dhe dinjiteti i njeriut të respektohen në mënyrë universale

Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe dinjitetit i njeriut të rrespektohen në mënyrë universale.

Ai tha se këto të drejta janë të rëndësishme të zbatohen si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë, ne reflektojmë mbi progresin e bërë dhe njohim punën e rëndësishme që na pret për të siguruar që të drejtat dhe dinjiteti i njeriut të respektohen në mënyrë universale, si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë botën”, ka shkruar Kurti në një postim në "X".