Haziri shpreh ngushëllime për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti me motoçikletë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në trafik.

“Në lulen e rinisë, në moshën më të mirë, qenka ndarë nga jeta një bashkëqytetar i yni e një djalë shembullor. Hobi i tij, i cili i solli edhe suksese të mëdha Fidanit në gara të ndryshme, e ndau nga ne  përgjithmonë fizikisht, duke na lënë kujtime të mira për të. Ngushëllime të përzemërta familjes, shoqërisë dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Zëri