Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasje në tentativë në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin e dytë për rastin "Vrasje e mbetur në tentativë", që ndodhi më 26 prill të këtij viti.

Pas intervistimit të të dyshuarit, sot u arrestua i dyshuari SH.K. Pas intervistimit nga hetuesit rajonalë dhe me vendim të prokurorit, ai u ndalua për 48 orë, ndërsa hetimet vazhduan për persona të tjerë të përfshirë.

Sipas informatave zyrtare, më 26 prill 2024, rreth orës 23:30, Policia mori një raport për të shtëna me armë zjarri në rrugën "Zenel Hajdini" në Ferizaj, ku dyshohej për persona të plagosur.

Patrullat policore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe konfirmuan se dy persona ishin plagosur dhe kishin kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Më pas, të plagosurit u transferuan për trajtim të mëtejshëm në QKUK - Prishtinë. /Zëri