Vuçiqi me paranoja rreth Kosovës në KiE: Gjermanët e britanikët po punojnë për një truk tjetër

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që aktualisht duket në një pozicion jo të favorshëm.

Në fjalën e tij, Vuçiqi si gjithmonë ka dramatizuar dhe vazhduar propagandën e tij.

Vuçiqi tha se gjermanët dhe britanikët po punojnë në një truk tjetër rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Telegrafi.

“Mund të jetë çdo gjë, por nuk do të jetë aq e lehtë për ta, sepse gjermanët do të shkelnin të gjitha parimet e tyre, por tani po punojnë për një truk tjetër, në të cilin (Gerald) Knaus dhe e gjithë makineria e lobit rreth tij, britanikët e të tjerë marrin pjesë dhe kjo është kthimi në planin e Ahtisaarit… Ata pak miq që kemi, kaq kemi, nuk do të kemi më shumë se kaq. Ne po luftojmë, po bëjmë gjithçka që mundemi, por mundësitë tona janë mjaft të kufizuara”, tha Vuçiqi mes të tjerash.