Alarmi për bomba nëpër shkolla në Tiranë rezulton i rremë
Një e-mail i mbërritur në adresë të Policisë së Shtetit ka ngritur në këmbë policinë, ku paralajmërohen sulme me bomba në shkollat e Tiranës.
Në mesazh paralajmërohet se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.
Sipas informacioneve, pas kontrolleve të policisë në shkolla, e-maili ka rezultuar i rremë.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, e-maili është dërguar nga jashtë Shqipërisë dhe është i përkthyer me Google Translate.
Në e-mail ka pasur adresa dhe emra shkollash, në të cilat do të kryheshin sulme.
Pas alarmit fals, disa shkolla kanë nxjerrë nxënës jashtë godinave, pasi kanë marrë e-mail.