Gjilanasi arrestohet gati një vit pasi kishte ikur nga burgu

Policia në Gjilan dje ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte në arrati që nga 15 korriku i vitit të kaluar.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa ishte në arrati kishte kryer dy raste të kanosjes ndaj dy personave, transmeton Zeri.info.

“Gjilan /15.07.2023 – 15:40. Më 16.05.2024 njësitet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte në arrati. Gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste, për kanosje ndaj dy viktimave, kosovarë. Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 g substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri