Ngrihen temperaturat, gjatë fundjavës deri në 29 gradë

Paraditen e së premtes vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu.

Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për më shumë rreze dielli. Temperaturat minimale 10 C e 12, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë edhe deri në 25 gradë C e 26 gradë C, njofton Prishtina Weather.

Të shtunën temperaturat vazhdojnë me rritje deri në 28 gradë C e 29 gradë C.

Fillimisht në mëngjes ultësirave mund të ketë mjegull, e ditën intervale më të gjata me diell.

Vonë gjatë mbrëmjes priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu dhe bubullima.

Nga dita e diel kushte më të paqëndrueshme përfshinë vendit. Megjithëse do të ketë më shumë diell dhe mot të nxehtë, orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Temperaturat mbesin të larta deri në 25 gradë C e 27 gradë C.