LDK: Sikur të veprohej sipas pikëpamjeve tona, sot do ta kishim Këshillin e Evropës e jo autonominë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese draftstatuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në Facebook, duke e bashkëngjitur edhe videon e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë intervistës më 8 qershor vitin e kaluar, LDK-ja u shpreh se vendimet e vonuara të Qeverisë janë gjithnjë të dëmshme, transmeton Zeri.info.
“Vendimet e vonuara të Qeverisë janë gjithnjë të dëmshme. Autorësia mbi Asociacionin pasi autonomia është vënë kusht është vonesë e kushtueshme!”, shkruhet në postimin e LDK-së.
Ndërkaq aty shkruhet edhe se sikur të veprohej sipas pikëpamjeve të LDK-së, Kosova sot do të kishte Këshillin e Evropës dhe do të shmangte autonominë.
“Sikur të veprohej sipas pikëpamjeve politike të LDK-së, sot Kosova do të kishte edhe Këshillin e Evropës edhe do të shmangte autonominë’, thuhet në postim. /Zëri