Si po e konvertojnë serbët dinarin në euro?
Pavarësisht dështimit në takimin në Bruksel për dinarin, serbët pensionet, shtesat e fëmijëve dhe ndihmat sociale të Serbisë në territorin e Kosovës po i marrin në euro.
Por, pavarësisht mungesës së dinarit dhe përcaktimit të euros si valuta e vetme, shumë qytetarë serbë po kryejnë shërbimet e tyre duke marrë paratë e tyre rëndom në postën e Graçanicës dhe jo vetëm.
RTK-ja sjell raportin ekskluziv lidhur me procedurën se si qytetarët serbë i kryejnë të gjitha shërbimet sociale, por tashmë në monedhën euro.
Për ta dëshmuar këtë, RTK-ja ka arritur që pa asnjë problem të tërheqë para nga xhirollogaria ne Serbi, por me valutën euro. Nëpërmjet fletëpagesave qytetarët kryenin procedurën.