Mbi 2000 fëmijë lindën gjatë muajit mars në Kosovë

Vetëm gjatë muajit mars kanë lindur 2042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij muaji vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga 2042 lindje të regjistruara, 1049 janë meshkuj dhe 948 femra.

“Në muajin mars 2024 janë regjistruar 2042 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1094 lindje janë meshkuj dhe 948 lindje janë femra”, thuhet në njoftimin e ASK-së.