Si po e konvertojnë serbët dinarin në euro?

Pavarësisht dështimit në takimin në Bruksel për dinarin, serbët pensionet, shtesat e fëmijëve dhe ndihmat sociale të Serbisë në territorin e Kosovës po i marrin në euro.

Por, pavarësisht mungesës së dinarit dhe përcaktimit të euros si valuta e vetme, shumë qytetarë serb po kryejnë shërbimet e tyre duke marr parat e tyre rendomë në Postën e Graçanicës dhe jo vetëm.

RTK sjell raportin lidhur me procedurën se si qytetarët serbë i kryejnë të gjitha shërbimet sociale, por tashmë monedhën euro.

Për ta dëshmuar këtë, RTK-ja ka arritur që pa asnjë problem, të tërheq para nga xhirollogaria ne Serbi, por me valutën euro. Nëpërmjet fletëpagesave qytetarët kryenin procedurën.