Haziri: Për shpërndarje të Kuvendit, LVV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Vetëvendosje dhe PDK-ja tashmë janë pajtuar për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, LDK-ja po insiston në dorëheqjen e qeverisë Kurti dhe shkarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se për shpërbërje të Kuvendit, Vetëvendosje do t’i këtë edhe votat e LDK-së.

“Për shpërndarje të Kuvendit, VV-ja i ka votat edhe nga LDK-ja”, ka thënë Haziri në Kanal10.