Rrahje mes dy familjeve në Prizren, arrestohen shtatë persona

Policia ka arrestuar sot shtatë persona në Prizren për veprat penale “Kanosje “dhe “Sulm”.

Dyshohet se ata janë anëtarë të dy familjes, të cilët kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, transmeton Zeri.info.

“Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Selajdin Berisha’ në Prizren është një rast mosmarrëveshjeje në mes të dy familjeve. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit, duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (viti i lindjes 1972), B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001), S.SH. (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986) dhe J..SH. (viti i lindjes 1991), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje në mes të dy familjeve kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin”, thotë Policia.

Ndaj tyre është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në policor në Prizren, në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar, pas intervistimit në lidhje me rastin prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Sulm’”, njofton Policia. /Zëri