Aksion i Policisë në rajonin e Pejës, tre të arrestuar

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tri lokacione në rajonin e Pejës.

Prokuroria ka njoftuar se nga ky aksion kanë arrestuar dy persona, me inicialet K.K. dhe A.M., për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Detyrimi”, transmeton Zeri.info.

“Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtët janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve”, thuhet në njoftim. /Zëri